Kombëtarja e Kosovës në konkurrecën e femrave është mposhtur përsëri nga Kroacia, në kualifikimet për Euro 2025.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Rudelic realizoi golin e parë, kurse Markovic dyfishoi shifrat dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Kjo është humbja e katërt në këtë cikël kualifikues për të përzgjedhurat e Anneli Andersen.
Vashat kosovare renditen në vendin e fundit pa asnjë pikë, kurse ato nga Kroacia janë në vendin e dytë me 9 pikë.
/GazetaBlic Sport/