Deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi Goodman ka thënë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj.
“Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurr nuk do të harroi zotimin tim për drejtësi”.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet që ka kryer gjatë viteve 1998-99.
POSTIMI I PLOTË:
Bota ka per te ndegjuar atë që ka ndodhur me djemt e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer!Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurr nuk do të harroi zotimin tim për drejtësi.


