Lajme

Varroset Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj

05/08/2024 12:31
nga:Y I

Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen.

Pasi është dërguar në Durrës sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë marrë pjesë pak njerëz.

Siç shihet edhe nga pamjet, ceremonia është kryer në heshtje.