Ka vdekur 11 vjeçari Blenton Ismajli që të martën ishte fundosur për disa minuta në liqenin akumulues në Mitrovicë.
I riu nga Dumnica e Mesme e Vushtrrisë vdiq të shtunën në QKUK.
Familjarët thanë se deri më tani nga organet e ligjit dhe rendit nuk kanë pranuar ndonjë version zyrtar të ngjarjes.
Televizioni bëri përpjekje të kontaktojë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, por zyrtarë të këtij institucioni nuk u përgjigjen në telefonatat.
Blentoni është varrosur gjatë të shtunës.