Përpjekja e 18 emigrantëve për të arritur në bregdetin jugor të Kretës, mes detit të trazuar, u shndërrua në një tragjedi pasi varka me të cilën ata lundronin u mbush me ujë.
Menjëherë nisi një operacion kërkim-shpëtimi nga Autoritetet Portuale të Kretës, të cilat nxituan me mjete lundruese, megjithëse kushtet ishin jashtëzakonisht të vështira.
Ndërkohë, varka e emigrantëve ishte fundosur, ndersa dyshohet se 18 nga 20 emigrantët kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë shpëtuar.


