Lajme

Varianti i ri i Covid: Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja javën e ardhshme

11/27/2021 19:30
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, sot në orët e pasditës është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Pas identifikimit të variantit të ri të koronavirusit, (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, MSH-ja ka bërë një thirrje për qytetarët e Kosovës.

Komiteti, në mënyrë specifike u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të vaksinohen pa humbur kohë kundër COVID-19

“Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe , me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Njoftimi i plotë: