Lajme

Varianti “Delta Plus” i COVID-19 del të jetë më lehtë i transmetueshëm

10/22/2021 18:04
nga:M K

Një formë e re e mutacionit të koronavirusit që disa po e quajnë “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e ka zhvendosur atë në kategorinë “variant nën hetim”, për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.

Nuk ka ende ndonjë provë që shkakton sëmundje më të rëndë, shkruan BBC.

Shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese mund të funksionojnë mirë edhe për këtë variant.

Megjithëse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve COVID-19 në Angli, rastet e “Delta Plus” janë në rritje.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 6 përqind e rasteve me koronavirus janë të këtij lloji.

“Plus” është një formë e Deltas që përfshin disa mutacione të reja që prekin proteinën e majës, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona.