Lajme

Varianti afrikan i Covid-19 mbërrin edhe në Itali

11/28/2021 07:32
nga:Gazeta Blic

Një rast i variantit Omicron është zbuluar në Itali, raporton Reuters.

Gjenomi u zbulua ne Laboratorin e Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë dhe Diagnostifikimit Biourgjent të Spitalit Sacco në Milano nga një kampion pozitiv i një pacienti që vinte nga Mozambiku. Pacienti dhe kontaktet e tij familjare ishin në gjendje të mirë shëndetësore, tha Instituti Kombëtar i Shëndetit (ISS).

Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste, ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën.