Lajme

Variantet e reja me Covid-19, Qeveria merr vendim të ndalojë udhëtimet nga këto shtete

05/07/2021 15:57
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Ai i ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Duke marr parasysh situatën epidemiologjike në botë dhe shfaqjen e varianteve të reja me Covid -19 në vendet si Brazil, Indi dhe Afrikë e Jugut rekomandojmë që udhëtimet prej këtyre shteteve të ndalohen dhe të mos lejohet ardhja e udhëtareve nga këto shtete”, ka thënë Vitia.

 

Këto janë pikat kryesore të programit të Qeverisë Kurti!