Lajme

Varhelyi nga Mali i Zi: Plani i rritjes është duke u realizuar

05/16/2024 10:44
nga:G B

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor tashmë është duke u realizuar dhe se samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi është vazhdimësi i atij të mbajtur në Tira.

Sipas tij, në samit do të diskutohet se si të zbatohen të gjitha prioritetet e rajonit për këtë vit.

Eurokomisioneri për zgjerim tha se në kuadër të prioriteteve më e rëndësishmja është SEPA (Single Euro Payment Area), përkatësisht zona e pagesës së përbashkët në euro.

Ai deklaroi se nga dita e parë e vitit të ardhshëm nga ky plan mund të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset e gjithë rajonit.