Lajme

“Varet nga Kushtetuesja”, Rashiq s’e përjashton mundësinë se do të kandidojë sërish për nënkryetar

10/02/2025 11:10
nga:Sh R

Nenad Rashiq nga Partia serbe Za Slobodu Pravdu i Ostanak (SPO) nuk e ka përjashtuar mundësinë se do të kandidojë sërish për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kjo do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pasi që siç tha ajo nuk e konsideron Listën Serbe si përfaqësues adekuat të serbëve të Kosovës, duke shtuar se shumicën e marrin përmes formave brutale, kurse për veten tha se është për të ardhmen e serbëve në Kosovë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese ma mundëson që kam të drejtë të kandidojë, unë besoj që do të jem kandidati. Por nëse Gjykata Kushtetuese thotë ekskluzivisht vetëm partia më e madhe serbe mund ta kandidojë një kandidat atëherë unë besoj që në atë rast do të tërhiqem prej garës, e pranoj vendimin e Gjykatës.”, tha ai për Rtv21.

Ai është shprehur skeptik se do të marrë votat e partive tjera shqiptare përveç LVV-së nëse do të kandidonte sërish për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Kam qenë optimist…por nuk jam aq optimist si herën e parë, mund të ndodh i njëjti skenar mendova se do të ishte lehtë që të pranohem si kandidat”, tha ai.