Sporti

Varane vijon rikuperimin, rritet optimizmi për Botërorin

11/01/2022 08:41
nga:Mergim Rreci

Raphael Varane po garon me kohën për të qenë i gatshëm në botërorin e Katarit me kombëtaren franceze. Mbrojtësi pësoi një dëmtim në sfidën e Man United me Chelsea dhe u largua nga fusha duke mos i mbajtur lotët, megjithatë shanset që ai në marrë pjesë në turneun prestiogjoz sa vijnë e rriten.

Vetë 29-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se rikuperimi po ecën me ritme të shpejta. Ai është rikthyer të stërvitet në palestër dhe vendimi për të marrë pjesë në Katar apo jo, do ti takoj stafit teknik të kombëtares franceze që do të presë deri në fund për të parë gjendjen e Varane.

Francezi në reagimin e tij falenderon të gjithë person që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë kurajo në këtë moment të vështirë për të dhe gjithashtu thekson se tani ndihet mirë.

Për Man United, Varane nuk do të jetë në gjendje të luaj në sfidat e mbetura para botërorit dhe sigurisht do të jetë një mungesë e madhe për Erik Ten Hag, pasi vlerat e francezit nuk vendosen në diskutim.

Gjithsesi për “djajtë e kuq” ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer titullar Harry Maguire, i cili në sfidën përball West Ham bëri një paraqitjet të mirë, duke lënë pas kritikat e këtij sezoni.