Sporti

Varane para finales ndaj Cityt: Haaland nuk na frikëson, mund të mposhtim çdo ekip

06/03/2023 11:51
nga:Mergim Rreci

Rapahël Varane është mësuar me finale dhe nuk ndjen aspak frikë nga kundërshtarët. Manchester United do të sfidojë sot në mesditë Manchester City në mitikun “Wembley”.

Një derbi i zjarrtë në finalen e FA Cup, duel që fillon prej orës 16:00 dhe transmetohet në SuperSport 2.

Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” ka misionin e vështirë të markojë Erling Haaland, por një gjë e tillë nuk ia ‘prish gjumin’.

“Frikë? Pse ta kem frikë?! Çdo ndeshje është një sfidë me veten time. Dhe më pëlqen, e shijoj. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim.

Nuk ka fare rëndësi nëse ne përballemi me një skuadër të fortë ose me një më pak të fortë. Ne duhet të pranojmë sfidën dhe të gjejmë një mënyrë për të mbërritur te fitorja.

Jemi të vetëdijshëm se mund të mposhtim çdo ekip. Haaland është një lojtar shumë i mirë, por rreziku te Manchester City është kudo. Jo vetëm te Haaland”, u shpreh 30-vjeçari francez.