Mbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane është shprehur i lumtur me ardhjen e trajnerit të ri te Djajtë e Kuq, Erik ten Hag.
Varane deklaroi se skuadra është e emocionuar që do të jetë nën urdhërat e trajnerit holandez, Erik ten Hag, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish ylli i Real Madridit premtoi që do të punojnë shumë si ekip për të arritur të përmirësohen në klasifikim në sezonin e ri.
“Është një sezon i ri, është një fillim i ri, kështu që të gjithë janë të emocionuar të dëgjojnë për trajnerin e ri. Natyrisht ne duam të bëjmë mirë dhe të fitojmë çdo ndeshje, kështu që do të duhet të përgatitemi për sezonin e ri dhe mendoj se është e rëndësishme që të stërvitemi fort dhe të jemi gati”, tha Varane.
“Ne duam të jemi gati për sezonin e ri. Ne duhet të punojmë shumë dhe do të ketë shumë seanca stërvitore dhe shumë ndeshje, kështu që mendoj se do të jetë interesante dhe një kohë e shkëlqyer për të punuar shumë dhe për t’u përgatitur për sezonin”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


