Showtime

Vanessa Bryant prek të gjithë me fjalimin emocionues për Kobe: Jam e sigurt se ai po qesh në parajsë

05/16/2021 16:09
nga:Gazeta Blic

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një event në nder të Kobe Bryant në “Naismith Memorial Basketball Hall of Fame”. Gjatë këtij eventi, Vanessa Bryant, ka mbajtur një fjalim mjaft prekës.

Bashkëshortja e të ndjerit ka folur për karrierën e basketbollistit dhe se si ai po e priste me padurim këtë evend. Por fatkeqësisht, Kobe nuk arriti që të ishte pjesë e tij, pasi u nda nga jeta vitin e shkuar. Ai po udhëtonte me aeroplan së bashku me vajzën e tij, Gianna, kur ndodhi aksidenti i rëndë.

“Më parë e shmangia lavdërimin e bashkëshortit tim në publik, sepse më duk se merrte mjaftueshëm lëvdata nga fansat e tij nëpër botë dhe dikush duhej ta sillte me këmbë në tokë. Tani jam e sigurt se ai po qesh në parajsë, sepse tashmë do e lavdëroj publikisht për arritjet e tij në një nga skenat më popullore.

Do të doja shumë që bashkëshorti im të ishte këtu për të marrë këtë çmim të jashtëzakonshëm. Ai dhe Gigi meritojnë të jenë këtu për ta parë këtë gjë. Gigi do të ishte shumë krenare nëse do të shihte babanë e saj duke marrë çmimin në Basketball Hall of Fame. Kobe mezi po e priste që të ishte këtu. Ainuk fliste shumë për çmimet që do të merrte, por e përmendi këtë çmim një javë para se ai dhe Gigi të ndaheshin nga jeta”, u shpreh Vanessa gjatë fjalimit të saj, duke prekur zemrat e gjithë të pranishmëve në sallë.

Gjithashtu në fjalën e saj, Vanessa falënderoi edhe familjen e Kobe, nënën, të atin, motrën e tij, duke u shprehur e lumtur që rritën një njeri të jashtëzakonshëm si Kobe Bryant.

Vanessa u përpoq të falenderonte sa më shumë njerëz gjatë fjalimit, duke shtua se bashkëshorti i ndjerë do të bënte të njëjtën gjë nëse do të kishte pasur mundësinë që ta merrte vetë këtë çmim.