Sporti

Van Persie po kryen kursin për trajner, Manchester United e mirëpret në seancat stërvitore

02/07/2024 17:33
nga:Lorik J

Robin van Persie është jthyer në terrenin stërvitor të Manchester United në Carrington këtë javë për të përfunduar një element të detyrueshëm të licencës së tij profesionale UEFA.

United hapi dyert për ish-sulmuesin e tyre, duke e lejuar atë të shikojë seancat stërvitore të Erik Ten Hag dhe të kryejë intervista me stafin.

Van Persie, i cili ka trajnuar te Feyenoord që nga viti 2020, po hedh hapin e fundit në kualifikimin e tij teksa kërkon të ndërtojë një karrierë trajneri.

Ata që marrin përsipër stërvitjen për një licencë profesionale me Federatën Holandeze të Futbollit u kërkohet të kalojnë pak kohë në stërvitje në një klub të huaj, dhe Van Persie ka kërkuar të vizitojë United dhe Erik Ten Hag ka rënë dakord.

Van Persie do të jetë në Carrington deri të enjten dhe do të mbikëqyrë seancat e ekipit të parë, do të punojë së bashku me Ten Haag, asistentin Mitchell van der Gaag dhe drejtorin e futbollit John Murtaugh.

/GazetaBlic Sport