Sporti

Van Gaal rikthehet si trajner: “Nëse do të isha në pozitën e Federatës, do të kisha zgjedhur veten”

08/18/2021 11:50
nga:Lorik J

Louis van Gaal u paraqit para shtypit për herën e tij të tretë si trajner i Holandës, duke u treguar menjëherë i sigurt.

“Nëse do të kisha qenë në vendin e Federatës, edhe unë do të kisha zgjedhur veten time. Sondazhet tregojnë se kam ende shumë admirues”, ishin fjalët e para të Van Gaal.

“Ishte një nder t’i shërbeja kombit kur më thirrën në vitet 2000 dhe 2012 dhe tani është edhe më shumë.”

70 vjeçari trajneri shpjegon arsyen e kthimit të tij pesë vjet pas daljes në pension:

“Unë nuk e bëj sepse dua, por sepse mendoj se duhet të ndihmoj futbollin holandez. I detyrohem shumë futbollit holandez. Në të vërtetë, gjithçka”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport