Ronald Koeman po kalon një kohë të vështirë në Barcelonë tani, por ai ka marrë mbështetje nga kolegu i tij holandez, Louis van Gaal.
Van Gaal e di se si është të kritikohesh në Camp Nou dhe pretendoi se Barcelona ka tendencë t’i fajësojë të huajt kur gjërat shkojnë keq, përcjell GazetaBlic Sport.
“Historia po përsëritet,” tha ai gjatë një konference shtypi në Holandë kur u pyet për kritikat ndaj Koeman.
“Këto janë gjëra tipike që ndodhin në Barcelonë. Kur gjërat shkojnë mirë dhe ju jepni kontribute të rëndësishme, siç ka bërë Frenkie de Jong këto dy vitet e fundit, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por, kur gjërat shkojnë keq, njerëzit në Barcelonë shikojnë gjithmonë të huajt. Në këtë rast, trajnerin. Unë do ta këshilloja që të mos i kushtonte shumë vëmendje”, përfundoi Van Gaal.
/GazetaBlic Sport


