Sporti

Van Gaal njofton se po vuan nga kanceri

04/03/2022 23:55
nga:L J

Trajneri i Kombëtares së Hollandës, Louis van Gaal gjatë një interviste në një televizion holandez ka njoftuar se është duke vuajtur nga sëmundja e kancerit, transmeton Gazeta Metro.

Ish trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ka njoftuar në një intervistë në një televizion holandez se ka një formë agresive të kancerit të prostatës dhe tani është duke marrë trajtimet.

Ai tha: “Gjatë gjithë kohës si trajner i Kombëtares më është dashur të largohesha natën për të shkuar në spital pa e marrë vesh lojtarët. Mendoja se isha i shëndetshëm, por nuk jam.”

Louis van Gaal u emërua përzgjedhës i Kombëtares së Holandës gjatë vitit të kaluar ku e kishte zëvendësuar holandezin tjetër, Frank de Boer i cili kishte dhënë dorëheqje pas një Kampionati Europian të dështuar.