Kupa e Botës 2022

Van Gaal: Nëse duam të jemi Kampion Bote na duhet Depay

11/28/2022 19:27
nga:Lorik J

Louis Van Gal beson se kombëtarja e tij duhet ta ketë në dispozicion Depay në mënyrë që të fitojë Botërorin.

Ai poashtu ka zbuluar se nesër nuk do ta rrezikojnë sulmuesin, pasi duan ta kenë gati për fazën tjetër nëse kalojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne nuk do të rrezikojmë me Memphis Depay. Por për të qenë kampionë bote, ne kemi nevojë për të”, tha Louis Van Gaal.

Me një dëmtim muskulor, Depay, 28 vjeç, sulmuesi i Barcelonës, u përdor si zëvendësues ndaj Senegalit (2-0) dhe Ekuadorit (1-1), me Van Gaalin të “kënaqur” me paraqitjet e Vincent Jansen në sulmin holandez.

Holanda ka katër pikë nga dy ndeshje dhe kryeson Grupin A, së bashku me Ekuadorin, gjithashtu me katër pikë, ndërsa Senegali është i treti me tre pikë dhe Katari nuk ka ende 0.

/GazetaBlic Sport