Sporti

Van Gaal i ashpër ndaj FIFA-s: “Kupa e Botës në Katar do të zhvillohet vetëm për para dhe interes, zgjedhje qesharake”

03/21/2022 20:41
nga:L J

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal dha një gjykim shumë të ashpër për vendimin për të luajtur Botërorin e ardhshëm në Katar duke kritikuar ashpër FIFA-n.

Sipas tij FIFA ka vendosur vetëm për përfitime materiale që ky kompeticion kaq i madh të zhvillohet në Katar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është qesharake që Botërori po zhvillohet në Katar. FIFA thotë se dëshiron të zhvillojë futbollin në atë vend. Epo jo, atë po e bën vetëm për para dhe interesat e tyre të bizneseve. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi për FIFA-n”, tha Van Gaal.

Vlen të theksohet se Kupa e Botës 2022 do të fillojë me 21 nëntor.

/GazetaBlic Sport