Kupa e Botës 2022

Van Gaal: Holanda meriton respekt, kemi qenë të pamposhtur në 17 ndeshje

11/29/2022 08:26
nga:Mergim Rreci

Louis Van Gaal doli para mediave në prag të ndeshjes me Katarin dhe dukshëm ishte “fryrë” për të sqaruar shumë gjëra dhe për të vënë pikat mbi “i”, pas barazimit me Ekuadorin.

“Nuk kam thënë kurrë që do të bëhemi kampionë bote, por që mund të bëhemi. Kemi një shans për botërorin dhe lojtarët janë të bindur për këtë. Përpiqem që të gjithë të arrijnë maksimumin e tyre”, tha trajneri holandez.

Ai bën thirrje që të ketë më shumë respekt për Holandën e tij: “Kemi qenë të pamposhtur për 17 ndeshje dhe nëse shikoni diferencën e golave, mendoj se meritojmë pak respekt”.

Van Gaal ka folur mes të tjerash edhe për Memphis Depay, i cili ka pasur një dëmtim që te Barcelona: “Nuk po rrezikojmë me të, duam që ai të bëhet kampion bote. Do e aktivizojmë në më të mirën e tij. Jam unë ai që e di se sa minuta do të luajë”.