Prej transferimit të tij në Liverpool, Virgil van Dijk është kthyer në një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Virgil van Dijk ka treguar kundërshtarin më të fortë që ai është përballur me të, shkruan GazetaBlic Sport.
Holandezi nuk kishte dyshime për t’iu përgjigjur pyetjes për sulmuesin më të vështirë që është ballafaquar duke potencuar se Lionel Messi ishte padyshim kundërshtari më i fortë për të.
“Lionel Messi është padyshim më i vështiri për t’u përballur. Mbrëmjen që humbëm 3-0 në ‘Camp Nou’, ka qenë vërtetë shumë e vështirë ta ndalje, por për fat të mirë përmbysëm gjithçka në ndeshjen e kthimit. Ai dhe Ronaldo po tregojnë me shifra, se janë vërtetë të jashtëzakonshëm, megjithatë për mua Messi mbetet ende më i miri në botë. Një tjetër sulmues shumë i fortë e i shpejtë, është edhe Erling Haaland, që gjithsesi është ende i ri dhe ka shumë për të mësuar”, tha mbrojtësi 30 vjeçar i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/


