Virgil Van Dijk shprehu optimizmin e tij për qëndrimin e Mo Salah te Liverpooli, duke theksuar se ylli egjiptian është një nga liderët në dhomën e zhveshjes së Reds.
“Ne të gjithë shpresojmë që Salah të kthehet dhe të jetë i rëndësishëm për ne për pjesën tjetër të sezonit. Nga ana tjetër, ne të gjithë e dimë se si funksionon futbolli dhe nuk kemi ide se çfarë do të ndodhë.”
“Shpresoj që ai të qëndrojë sepse është një nga liderët tanë, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha në një deklaratë qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport


