Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, ka komentuar humbjen 2-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League, duke theksuar vështirësinë e përballjes.
“Ishte punë shumë, shumë e vështirë, ashtu siç e prisnim. U mbrojtëm me shumë lojtarë pranë zonës,” u shpreh ai.
Ai foli edhe për momentin e golit të parë: “Fatkeqësisht, goli i parë erdhi pas një devijimi,” ndërsa pranoi se skuadra mund të bënte më mirë në kundërsulm: “Patëm disa momente në kundërsulm ku mund të kishim bërë më mirë.”
Në fund, Van Dijk theksoi nevojën për përmirësim në ndeshjen e kthimit: “Shpresoj që të jemi shumë më të mirë, sidomos në posedim në Anfield,” duke kujtuar gjithashtu se skuadra duhet të fokusohet shpejt edhe te sfida e radhës kundër Fulham.
/GazetaBlic Sport/


