Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka folur për ndarjen e tij me trajnerin Jurgen Klopp në fund të sezonit aktual.
Qendërmbrojtësi tha se është një person emocional dhe nuk i pëlqen lamtumirat.
“Unë jam një person emocional, nuk më pëlqen të them lamtumirë. Do të jetë e tmerrshme. Si kapiten, ndoshta do të flas pak. E kam frikë këtë ditë. Është më e lehtë nëse kemi sukses. Ky është qëllimi tani ”, tha holandezi për ITV.
Kujtojmë se Liverpooli dëshiron ta fitojë titullin e Premierligës me Klopp, pasi trajneri do largohet nga “Reds” në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport
❤️ Van Dijk on the final game of Klopp’s era: “I'm an emotional person, I don't like to say goodbyes. It's going to be horrible!”.
“As captain I'll probably speak a little bit, that day I'll dreading. It makes it easier if we have success, that's the aim now”, told @ITV. pic.twitter.com/IAZLbpWZyl
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 3, 2024