Sporti

Van Dijk pas ndeshjes me United: ‘Mund të ishte shumë më keq’

01/05/2025 20:44
nga:Lorik J

Ndeshja Liverpool – Man United përfundoi me rezultat 2-2. Ndeshje vërtet e mrekullueshme për tifozët neutralë: shumë gola, emocione të zjarrta dhe pikë të humbura nga Liverpool.

Pas ndeshjes, Virgil van Dijk tha: “Mund të kishte qenë shumë më keq nëse jemi absolutisht të sinqertë me veten. Ata patën një shans të madh në fund që mund të ishte shumë më keq.”

“Ka të bëjë me përpjekjen për të menaxhuar lojën dhe për ta mbajtur topin për më shumë se tre dhe katër pasime.”

“Ne e humbnim topin shumë lehtë nganjëherë dhe më pas ishim më të hapur seç duhej të ishim. Ne nuk jemi perfekt, ne ende po mësojmë dhe duhet të mësojmë edhe nga kjo”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport