Sporti

Van Dijk paralajmëron Liverpoolin: “Duhet të rifreskojmë skuadrën për t’u rikthyer aty ku ishim”

03/16/2023 20:30
nga:E K

Virgil van Dijk paralajmëroi klubin për nevojën për të vepruar në treg në mënyrë që skuadra të rifitojë cilësinë dhe konkurrencën e viteve të fundit.

Roberto Firmino tashmë ka bërë të ditur largimin në fund të sezonit dhe gjithashtu në fund të kontratës së tij, Naby Keita, Oxlade-Chamberlain dhe James Milner do të largohen, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ka disa lojtarë që largohen, kështu që nëse doni Liverpool-in e pesë viteve të fundit, ne kemi nevojë për cilësi në skuadër. E dimë se do të jetë e vështirë të gjejmë lojtarët e duhur, por i takon klubit të bëjë punën e tij”, tha qendërmbrojtësi holandez, duke lënë alarm për pjesën e mbetur të sezonit.

“Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe ne duam të jemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, jo vetëm sepse do të tërheqë lojtarët më të mirë në botë. Sigurisht do të jetë e rëndësishme”, përfundoi Van Dijk.

/GazetaBlic Sport.