Virgil van Dijk këmbëngul se ende nuk ka vendosur për të ardhmen, me kapitenin e Liverpool shumë kurioz se si klubi do të zëvendësojë Jurgen Klopp dhe stafin e tij stërvitor.
Kontrata aktuale e mbrojtësit holandez zgjat deri në verën e vitit 2025.
I pyetur nëse e sheh veten si pjesë e epokës së ardhshme nën një trajner të ri, Van Dijk tha: “Kjo është një pyetje e madhe. Nuk e di”.
“Klubi do të ketë një punë të rëndësishme. Kjo dihet mirë. Unë jam shumë kurioz se në cilin drejtim do të shkojë. Por kur të njoftohet do të shohim se ku jemi, nuk mund të them tani,” tha Van Dijk për The Times.
/GazetaBlic Sport