Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka qenë në konferencë për shtyp para duelit me Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi holandez paralajmëroi se duhet një përmirësim i madh dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për një natë të veçantë.
“Na duhet diçka shumë e veçantë të ndodhë, përndryshe nuk kemi asnjë shans. Nëse luajmë si në Paris, atëherë nuk kemi shanse, sipas mendimit tim”, tha ai.
“Tifozët ndoshta do të jenë faktori më i rëndësishëm, së bashku me performancën tonë. Kam qenë me fat të përjetoj netë ku lidhja mes tifozëve dhe ekipit ka qenë e jashtëzakonshme. Kemi mundësinë të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të luftojmë për 90+ minuta. Jemi Liverpooli dhe duhet ta bëjmë një natë të paharrueshme”, shtoi ai.
Ndeshja kujtojmë se luhet nesër, në “Anfield” në orën 21:00.


