Sporti

“Van Dijk, muri, makinë”, shokët e ekipit tek Hajduk Split e lavdërojnë Ron Raçin për paraqitjet masive

02/23/2026 12:48
nga:L J

Fitorja kundër Rijekës në xhiron e 23-të të SuperSport HNL është e treta radhazi për Hajdukun.

Një nga lojtarët kyç dhe më të vlerësuar në serinë aktive të fitoreve të Hajdukut është 23-vjeçari Ron Raci.

Në tre ndeshje në vitin 2026 me Racin në formacionin titullar, Hajduku ende nuk ka pësuar gol. Gjatë kësaj kohe, Raci ka një vlerësim mesatar shumë të lartë prej 7.73 sipas Sofascore.

Loja e shkëlqyer e Racit u njoh edhe nga shokët e tij të ekipit, të cilët e lavdëruan atë në komentet në Instagram.

Iker Almena i shkroi “Virgil”, duke e krahasuar me Van Dijk. Dario Maresic e quajti atë “një makinë”, dhe Bruno Durdov “një mur”.

/GazetaBlic Sport