Holanda do ballafaqohet me Argjentinën në çerekfinale të Kupës së Botës.
Mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk ka folur për media para këtij takimi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam krenar që kam arritur këtë pikë dhe që kam mundësinë të arrij në gjysmëfinale. Dhe prandaj t’i afrohemi ëndrrës që kemi pasur gjithmonë. Jemi tre ndeshje nga ajo që kemi dashur gjithmonë. A ekziston rreziku për të përfunduar sërish në penallti? Unë sinqerisht shpresoj për ne, por edhe ne jemi të përgatitur për këtë. Sigurisht, megjithatë, është një gjë të bësh në stërvitje kur askush nuk është atje dhe një tjetër në një stadium plot me njerëz ku ka presion”, tha mbrojësi i Liverpoolit.
/GazetaBlic Sport/