Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë që nuk ka një afat të fundit se kur mund ta nënshkruajë kontratën e re.
“Nuk ka një afat të fundit fare. Le ta shohim se çfarë sjell e ardhmja”, ka thënë van Dijku.
“A ka ndonjë të re? Jo.”
Pas zgjidhjes së çështjes së Mohammed Salahut për zgjatje të kontratës, tashmë në radhë duket se është kapiteni.