Sporti

Van Dijk e këshillon Nunezin: Rri me këmbë në tokë

09/23/2024 22:46
nga:E K

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij, Darwin Nunez, që të mos rrëmbehet pas performancës së mirë në fundjavë ndaj Bournemouthit.

Uruguaiani shënoi gol pas disa muajsh ngërçi te të Kuqtë, dhe tani holandezi ka kërkuar nga ai që të jetë konsistent.

“Çelësi është te konsistenca. Ai nuk duhet të rrëmbehet, dhe nuk do ta bëjë këtë, dhe tani është koha për të që të rikuperohet dhe të përqendrohet në rastin e radhës që i vjen”, ka thënë qendërmbrojtësi.