Liverpool fitoi sot ndaj Norwich Cityt me rezultat solid.
Skuadra e Jurgen Klopp arriti të marrë tre pikë të arta në udhëtim duke fituar me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas rikthimit nga lëndimi i gjatë ka folur pas ndeshjes, Virgil Van Dijk.
Ai tha se edhe pse rezultati duket i mirë, ka disa gjëra që duhet të përmirësohen si ekip.
“Ishte një përvojë shumë e mirë për të qenë i sinqertë. Një ndeshje e vështirë për disa arsye. Rezultati mund të duket i mirë, por ne ia vështirësuam vetes punën në disa raste, këto duhet të përmirësohen. Kam bërë hapa të mëdhenj në parasezonale dhe sot ishte një tjetër hap drejt rikthimit në formën optimale. Është një ndjenjë fantastike të kthehesh. Javën tjetër ne luajmë kundër Burnley dhe duhet të përgatitemi për një lojë të vështirë. Nëse jemi të shëndetshëm dhe shmangim dëmtimet, ka shumë gjasa të jemi lartë. (në tabelë) “, tha Van Dijk.


