Sporti

Van Dijk: Do të ketë një ndryshim të madh në Liverpool dhe unë jam pjesë e tij

05/06/2024 15:05
nga:Lorik J

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka zbuluar se nuk ka asnjë lajm për kontratën e tij të re, por insiston se është i emocionuar për të ardhmen e klubit.

Mbrojtësi holandez do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale këtë verë dhe pranon se kërkimi për pasardhësin e Jurgen Klopp ka qenë një prioritet për klubin në muajt e fundit.

“Nuk ka asgjë për të diskutuar sepse nuk ka asnjë lajm. Mendoj se klubi është shumë i zënë se kush do të jetë trajneri i ri dhe ky është fokusi kryesor,” tha Van Dijk.

“Jam shumë i lumtur këtu, e dua klubin dhe ju mund ta shihni këtë gjithashtu. Është një pjesë e madhe e jetës sime. Tani fokusi është në dy ndeshjet e fundit dhe më pas klubi do të fokusohet se kush do të jetë trajneri i ri, dhe ka një ndryshim të madh dhe unë jam pjesë e tij”, shtoi kapiteni i Merseyside.

/GazetaBlic Sport