Mbrojtësi i Liverpool-it, Virgil van Dijk, do të fitojë afërsisht 400,000 funte në javë sipas kontratës së tij të re, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein në X.
Burimet konfirmojnë se holandezi tani është mbrojtësi më i paguar në Evropë.
Pavarësisht se mori oferta të tjera, Van Dijk ishte i vendosur të qëndronte me Liverpool dhe ka nënshkruar një marrëveshje të re dyvjeçare. Marrëveshja nuk përfshin një klauzolë lirimi.
Holandezi 33-vjeçar është me Liverpoolin që nga janari 2018, duke grumbulluar 314 paraqitje dhe duke fituar tetë trofe klubesh.
/GazetaBlic Sport


