Sporti

Van Dijk del kundër vendimit të Van Gaal: Wijnaldum meriton të jetë pjesë e Holandës

06/02/2022 23:26
nga:E K

Mungesa e Wijnaldum te Holanda shkaktoi çudi te shumë futbollistë të kombëtares.

Mesfushori 31-vjeçar pati një sezon jo të mirë te PSG (ai ishte titullar në 22 nga 38 ndeshjet që luajti) dhe Van Gaal justifikoi vendimin e tij për ta lënë jashtë skuadrës me mungesën e minutazhës së tij te PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë vendim nuk u pajtua Virgil Van Dijk, i cili mendon se Wijnaldum duhet të jetë pjesë e “Tulipanëve”.

“Mendoj se Gini Wijnaldum e meritonte të ishte këtu. Me cilësinë që ka, ka gjithmonë vend për të, edhe nëse nuk është në fazën më të mirë të karrierës. Megjithatë, unë nuk jam trajner dhe duhet të pranoj vendimet e tij”, tha mbrojtësi i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/