Virgil van Dijk këmbëngul se Liverpool ka cilësi të luftojë për titullin e Premierligës, por vetëm nëse shmang lëndimet.
Ekipi i tij, Liverpool është vetëm një pikë prapa liderit Manchester City. Megjithatë, shtatë nga nëntë zëvendësuesit në dispozicion të Jurgen Klopp në fitoren 3-0 të së dielës ndaj Brentford ishin juniorët e klubit, me tetë anëtarë të ekipit të parë të padisponueshëm.
“Një luftë për titull? Shpresoj që po”, tha Van Dijk. “Në dhomën tonë të zhveshjes ndiheshim sikur ishim ekipi U-23. Por ne ende kemi cilësi. Ne kemi nevojë për pak fat, nuk kemi nevojë për lëndime dhe kemi nevojë qëndrueshmëri.”
“Në përgjithësi po bëjmë mirë, por sezoni nuk zgjidhet në nëntor dhe mund të ketë kaq shumë kthesa, të gjithë e dimë çka ndodhë”.
/GazetaBlic Sport


