Rafael Van der Vaart nuk ka dyshim se gjermani, Timo Werner nuk ka arsyetuar aspak çmimin për të cilin ka paguar klubi londinez për transferimin e tij.
Chelsea ka investuar 61 milion euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman, përcjell GazetaBlic Sport.
«Po të isha Thomas Tuchel (trajneri i Chelsea) gjithmonë do të zgjidhja Hakim Ziyech, sepse ai është larg opsioni më i mirë. Timo Werner është shumë i shpejtë dhe mund të jetë një opsion i mirë në ndeshjet jashtë, ku Chelsea është nën presion. E tëra që bën është të ulë kokën dhe të vrapojë drejt zonës. Ai është një kal i verbër, ”tha Rafael Van der Vaart, ish-lojtari i Real Madrid dhe Tottenham në deklaratën për televizionin holandez, Ziggo Sport.
/GazetaBlic Sport


