Rafael van der Vaart ka këshilluar Bayern Munich që të synojë transferimin e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.
“Nëse Bayern duhet të transferojë një lojtar holandez? Frenkie de Jong”, tha Van der Vaart.
Ai theksoi se do të vijë një moment kur Joshua Kimmich nuk do të jetë më në kulmin e tij dhe se De Jong mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për bavarezët.
“Me gjithë respektin, do të vijë një kohë kur Joshua Kimmich do ta ketë kaluar kulmin e tij. Frenkie de Jong do ta bënte Bayern Munich edhe më të mirë”, u shpreh ish-mesfushori holandez.
/GazetaBlic Sport/


