Ndoshta nuk do të startojë, pasi Ake ka një avantazh të qartë, por Micky Van De Ven tashmë i ka të qarta idetë për duelin me anglezin Saka.
I pyetur nga një gazetar në konferencën për shtyp, mbrojtësi holandez nuk tregoi asnjë frikë për duelin e shpejtësisë që mund të lindte me yllin e Arsenalit: “Kush është më i shpejtë? Saka apo unë? Nëse shikoni të dhënat, do të keni përgjigjen”, tha ai.
Kujtojmë se Holanda dhe Anglia do përballen të mërkurën në gjysmëfinalen e madhe të Euro 2024.
Kjo ndeshje luhet nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport