Sporti

Van de Beek refuzon Newcastle Unitedin

01/16/2022 17:13
nga:E K

Newcastle United është një nga skuadrat më aktive të kësaj merkato dimërore të transferimeve.

Skuadra angleze ka transferuar, Kierian Trippier dhe Chriss Wood, dhe ka shprehur interesim për lojtarë të tjerë.

Newcastle i tha Donny van de Beek nëse ai ishte i interesuar të largohej nga Manchester United, por mesfushori holandez thuhet se e hodhi poshtë mundësinë,, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Telegraph, Van de Beek do të jetë i interesuar të largohet nga djajtë e kuq, por Newcastle nuk do të jetë destinacioni ku mesfushori synon të vazhdojë të luajë.

Newcastle dëshiron të përforcojë mesfushën dhe janë duke kërkuar për një mesfushor kreativ.

/GazetaBlic Sport/