Sporti

Van Bommel: Ndaj Dritës do të jetë 100% e vështirë, kam kuptuar se temperaturat në Kosovë janë 30 gradë

07/25/2022 19:12
nga:L J

Skuadra e Dritës luan ndeshjen e kthimit ndaj Antwerpit të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas barazimit 0:0, dy skuadrat tashmë kanë gjasat e barabarta për kalimin në raundin e tretë të fazës së kualifimeve për Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Antwerp, Mark van Bommel ka folur para këtij dueli, ku ka theksuar se do të jetë më i qetë se herave tjera, teksa e ka kuptuar se moti është mjaft i nxehtë.

“Rikthimi ndaj Dritës do të jetë një lojë 100 për qind e vështirë dhe e kuptoj që edhe atje është 30 gradë”, tha Van Bommel.

“Ne nuk jemi prapa, është vetëm 0-0. Unë jam gjithmonë nervoz para një ndeshjeje, por nuk do të jem para kësaj”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport