Sporti

Van Basten: Salah ka trurin e një mize, është tmerrësisht i keq!

12/10/2025 16:00
nga:Mergim Rreci

Legjenda e futbollit amerikan, Marco van Basten, është vetëm një nga figurat e shquara të futbollit evropian që ka sulmuar ashpër Mohamed Salahun, pasi egjiptiani e kritikoi hapur Liverpoolin në publik, duke thënë se ishte i pakënaqur me trajtimin që i bëri skuadra.

Salah shkaktoi shumë polemika dhe pakënaqësi në ‘Anfield’ dhe u përjashtua nga skuadra e Arne Slott për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

“Ai ka trurin e një mize. Po, është fakt që vitin e kaluar ishte i mirë në fushë, por këtë sezon është tmerrësisht i keq. Katastrofikisht i keq. Dhe Slot është një trajner i ndershëm dhe i mirë, nuk ka frikë nga konfliktet dhe fakti është se mori vendimin e duhur. Salah u soll jashtëzakonisht joprofesionalisht, reagoi gabimisht dhe duhet të mbajë pasojat”, thotë Marco van Basten.

/GazetaBlic Sport/