Marco van Basten e ka kritikuar Neymarin.
Legjenda holandeze e futbollit, i cili foli në Ziggo Sport, gjykoi qëndrimin e asit brazilian, duke marrë frymëzim nga ndeshja e fundit kundër Reims.
“Më duket e bezdisshme sjellja e lojtarëve të Paris Saint-Germain, në veçanti Neymar. Mendoj se është sjellja e tyre është e keqe për një ekip të madh.”
Van Basten më pas shton dozën e kritikës: “Një sekondë para se të faullojë dikë, menjëherë sillet si viktimë. Ai kujdeset për gjithçka, përveç futbollit. Ai luan me arbitrin, me kundërshtarin. Do të isha i lumtur nëse dikush do të përballej me të. Vërtet, është shumë i pakëndshëm në fushë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


