Sporti

Van Basten këshillon Messin: Mos shko në Arabi

05/09/2023 10:29
nga:L J

Marco van Basten ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj botërorë të viteve 1980 dhe fillimit të viteve 1990. Në Ajax dhe Milan, ish-lojtari shënoi një epokë dhe ishte një yll i padiskutueshëm. Tashmë si komentator televiziv në Holandë, në kanalin ‘Ziggo Sport’, ai jep mendimin e tij për gjithçka që ndodh në skenën e futbollit.

Në mendjen e të gjithëve është opsioni që Leo Messi të luajë sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite, me një kontratë miliona dollarëshe, diçka që Van Basten nuk e beson se është e përshtatshme dhe e këshillon Messin të mendojë më shumë me zemër sesa me për para, shkruan GazetaBlic Sport.

“Sipas mendimit tim, nuk e kuptoj pse të luash në Arabinë Saudite për të fituar shumë para, ju keni fituar tashmë shumë, kjo do të më dukej e mjerueshme. Messi duhet të bëjë gjërat që do, Messi duhet të jetë vetvetja”, tha ish-sulmuesi holandez.

/GazetaBlic Sport