Legjenda e Ajaxit, Marco van Basten, beson se Manchester United po bën një gabim duke shpenzuar para të mëdha për Antony.
Ajax refuzoi disa herë ofertat e United, përfshirë atë prej 90 milionë eurosh për lojtarin e tyre. Marrëveshja u arrit për shumën prej 100 milionë eurosh, e cila sipas Van Basten është e tepërt për 22-vjeçarin anësor, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e United, pas Paul Pogba, të cilin klubi nga Old Trafford e bleu nga Juventusi për rekordin e atëhershëm botëror prej 105 milionë eurosh.
“A vlen Antony 100 milionë euro? Jo, as afër. Ai nuk e ka dëshmuar veten ende aq shumë. Sigurisht, ai ka luajtur disa ndeshje të mira, por efikasiteti i tij në dy vitet e fundit nuk ka qenë i madh,” deklaroi Van Basten.
/GazetaBlic Sport


