Sporti

Valverde: Të largohem nga Real Madrid? As nuk e mendoj, jam me shumë fat

09/19/2023 12:19
nga:Mergim Rreci

Federico Valverde është një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid teksa edhe në këtë sezon mesfushori ka besimin e trajnerit Carlo Ancelotti. Italiani e konsideron një titullar të padiskutueshëm Valverden, teksa uruguajani ia shpërbleu edhe me një gol këtë fundjavë në sfidën ndaj Real Sociedad.

Ofertat për Valverden nuk mungojnë, sidomos nga Premier League. Por, 25-vjeçari as nuk e mendon të largohet nga Real Madrid në këtë moment të karrierës duke theksuar se është me shumë fat që luan për “Los Blancos”.

“Ofertat nga Real Madrid? Unë kam fatin të luaj me Real Madrid. Do të mendoj për një tjetër opsion ditën kur nuk do të ndjehem i dëshiruar nga Reali apo kurrë të mos kem cilësinë për të luajtur me Realin. Atëherë do të jetë vetë Reali që do të mendoj për një tjetër lojtar duke ma bërë të qartë se nuk jam në planet e tyre. Por, për momentin nuk ka asnjë tjetër opsion veç madrilenëve”, u shpreh Valverde.