Sporti

Valverde stërvitet me Real Madridin, gati për ndeshjen e Champions League

03/03/2025 17:59
nga:Lorik J

Fede Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin pas lëndimit të tij.

Mesfushori u stërvit normalisht me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij për herë të parë në pothuajse tre javë.

Valverde pritet të luajë kundër Atletico Madrid të martën në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.

Valverde humbi ndeshjet kundër Girona dhe Real Betis. Real Madrid humbi një nga ato ndeshje.

/GazetaBlic Sport